Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

ekosistemi auroro pirovic

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë e më shumë nga vizitorë vendas dhe të huaj që pëlqejnë turizmin natyror  edhe atë kulinar.

E ndërkohë që  turizmi në brigjet e liqenit po bëhet gjithnjë e më masiv, ai po sjell edhe ndikimet mbi ekosistemin e pasur të kësaj zone.

Sipas specialistëve të mjedisit, nëse ky zhvillim menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e biodiversitetit.

Por, në rast të kundërt, mund të kthehet në një faktor kërcënues për resurset natyrore.

Në drejtim të mbrotjes se vlerave natyrore dhe frenimit te ndikimt negative që mund të ketë turizmi në ekosistemin e liqenit, veprojnë disa organizata mjedisore ne Shkodër, nga të cilat shpesh herë ndërmerren nisma dhe aksione veçanarisht për  pastrimin e brigjeve te liqenit.

Sipas aktivistëve në mbrojtje të mjedisit ndikimi njerëzor është i dukshëm, kryesisht në florën dhe faunën e liqenit.

 Ndotja nga plastika, ndërhyrjet urbane si dhe peshkimi i paligjshëm janë ndër kërcënimet më të mëdha për ekosistemin e Liqenit të Shkodrës një pasuri natyrore e përbashkët kjo mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.