Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë e më shumë nga vizitorë vendas dhe të huaj që pëlqejnë turizmin natyror edhe atë kulinar.
E ndërkohë që turizmi në brigjet e liqenit po bëhet gjithnjë e më masiv, ai po sjell edhe ndikimet mbi ekosistemin e pasur të kësaj zone.
Sipas specialistëve të mjedisit, nëse ky zhvillim menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e biodiversitetit.
Por, në rast të kundërt, mund të kthehet në një faktor kërcënues për resurset natyrore.
Në drejtim të mbrotjes se vlerave natyrore dhe frenimit te ndikimt negative që mund të ketë turizmi në ekosistemin e liqenit, veprojnë disa organizata mjedisore ne Shkodër, nga të cilat shpesh herë ndërmerren nisma dhe aksione veçanarisht për pastrimin e brigjeve te liqenit.
Sipas aktivistëve në mbrojtje të mjedisit ndikimi njerëzor është i dukshëm, kryesisht në florën dhe faunën e liqenit.
Ndotja nga plastika, ndërhyrjet urbane si dhe peshkimi i paligjshëm janë ndër kërcënimet më të mëdha për ekosistemin e Liqenit të Shkodrës një pasuri natyrore e përbashkët kjo mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.