Turizmi sportiv në Shkodër/ Tenisi sporti që sjell mijëra të huaj në turnetë ndërkombëtare
Shkodra, ashtu si edhe mbarë Shqipëria këtë vit ka pasur një bum turistik. Por, krahas të tjerave, një pjesë e mirë e vizitorëve kanë ardhur edhe nga turizmi sportiv. Konkretisht, nxitës në këtë drejtim është sporti i tennisit, i cili falë kompleksit modern që disponon ka marrë të drejtën nga organiznat ndërkombëtar në zhvillimin e disa turneve shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Një gjë të tillë e pohoi në emisionin Studio Sport mjeku i njohur Gëzim Galiqi, i cili është edhe pjesë e kryesisë së klubit të tennisit në Shkodër.Duke qënë sporti i dytë pas futbollit që mbledh kaq shumë vizitor në Shkodër, Galiqi mendon se një bashkëpunim më i afërt me institucionin vendor, ia shton edhe më shumë vlerat turizmit sportiv në qytetin verior e më gjërë.Pjesë e emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra ishin edhe komentet dhe analizat për futbollin e femrave, Superioren e meshkujve, boksin si dhe kronika homazh për ndarjen nga jeta të ish volejbollistit dhe ish trajnerit të Vllaznisë, Adrian Mikopula.