Turne çiklizmi në Shkodër / Trofeu jepet me emrin e ish-deputetit ”Gilman Bakalli”
Trofeu Gilman Bakalli” për të 5-tin vit me radhë mblodhi miq dhe të apasionuar të sportit nga të gjitha trevat shqipfolëse në garat e çiklizmit malor. Një aktivitet që vjen si homazh për Gilman Bakallin, një ndër iniciatorët e këtij sporti në vendin tonë.
Starti i garës nisi nga Ura e Mesit deri në Drisht përgjatë shtegut.
Trofeun “Gilman Bakalli” e fitoi Olsian Velija nga Tirana.
Ish deputeti, pedagogu dhe publicisti, Gilman Bakalli ndërroi jetë 7 vite më parë nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malore të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë dhe sot ky pasion është kthyer në një sport promovues.