Turneu Europian i Boksit në Budva / Kajoshi, humbet ndeshjen e parë me ukrainasin Lischu
Turneu Europian i boksit EUBC Cup që po zhvillohet në Budva me pjesëmarrjen e 31shteteve, nuk ka nisur mirë për kombëtaren shqiptare. Në formacionin e kuqezinjëve tanë që drejtohen nga trajnerët nga Zef Gjoni dhe kolegu i tij Lazarin Vila, konkurojnë katër boksierë, 3 të Vllaznisë, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, Senad Drini, dhe Arjol Zeneli i Flamurtarit. Shorti i turneut ka fiksuar që ndeshjen e parë nga boksierët tanë ta zhvilojë shkodrani Arjon Kajoshi, një boksier ky që gjatë përiudhës së fundit po bën një paraqitje shumë të mirë edhe në boksin profesionist. Kundërshtari i Kajoshit ka qënë boksieri i përfaqesueses së Ukraines Ilia Lischu, ndeshje kjo e vlefshme për katëgorinë e peshës deri në 75 kilogram. Dueli në ring ka qënë shumë i fortë, ku që dy boksierët kërkonin me insistim fitoren dhe ecurinë në rrugën e europianit drejt zonës së medaljeve. Në përfundim, vendimi i gjyqtarisë ka qënë në favor të boksierit nga Ukraina, Ilia Lischu, i cili fiton të drejtën të vijojë konkurimin në turet e tjera në vazhdim. Ndërkohë, për shkodranin Arjon Kajoshi, kjo humbje përballë ukrainasit Lischu e penalizon duke e eleminuar nga Europiani. Kalendari i Europianit të Budvës përcakton që dy boksierët e kombëtares së Shqipërisë, Arjol Zeneli dhe Senad Drini të ngjiten në ring mbrëmjen e së martës. Ariol Zeneli do të boksojë në kategorinë 54 kg ku do të ketë përballë boksierin e përfaqësueses Ruse, Maksim Kuneznetsov. Ndërsa, Senad Drini, konkurues në kategorinë e peshës 80 kg do të ketë përballë boksierin e përfaqësueses së Moldavisë, Andrei Chiriacov. Në përbërjen e delegacionit sportiv shqiptar është edhe boksieri i peshës së rëndë deri në 92 kg. Gelian Rajku, i cili pritet të ngjitet në ring ditën e nesërme.