Turneu evropian i boksit në Budva / Kombëtarja shqiptare përfaqësohet me 4 boksierë, synohen medalje
Kombëtarja shqiptare e boksit është nisur sot drejt Budvës së Malit të Zi, aty ku pasditen e së dielës do të zhvillohet Turneu Europian me pjesëmarrjen e shumë shteteve. Nën drejtimin e dyshes së trajnerëve të Vllaznisë, Zef Gjoni dhe kolegut të tij Lazarin Vila, për ngjyrat kuqezi do të konkurojnë katër boksierë, 3 të Vllaznisë, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, Senad Drini, dhe Arjol Zeneli i Flamurtarit.
Pas këtij aktiviteti, për boksin shqiptar në program janë edhe disa aktivitete të rëndësishme, Kampionati Europian i 22 vjeçarëve, si dhe katër ndeshje profesioniste, një në Angli, dy Shqipëri si dhe një në Frankfurt në muajin dhjetor.