Turneu mbarëkombëtar i moshave – 50 ekipe me mbi 1000 pjesëmarrës, edicioni i 7-të i turneut “Autochthonous”
Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, Federatën Shqiptare të Futbollit, Klubin e Futbollit Vllaznia, Kolegjiumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër dhe Bashkinë Shkodër, zhvilloi edicionin e shtatë të turneut “Autochthonous” për kategoritë e moshave U-9 , U-11, U-13 , me pjesëmarrjen e 50 ekipeve me mbi 1000 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.
Këtë vit, ky turne tradicional mbarëkombëtar u zhvillua me moton ‘‘Ndjenja patriotike sportive bashkon dhe nuk njeh kufi’’.
Më të mirët e këtij turneu ishin ekipet e Istogut dhe Malësisë për U9, Atletik A dhe Shkupi për U11, Scutari dhe Dream Team për U13.