Turneu Ndërkombëtar i Boksit/Haxhillari dhe Beqiri, synojnë kualifikimin në Lojrat Olimpike
Ani Haxhillari dhe Alban Beqiri, janë dy nga dhjetë boksierët e listës së grumbullimit të ekipit kombëtar që po përgatiten në qytetin e Shkodrës. Dy boksierë këto të talentuar, të cilët zv.trajneri i kombëtares Lazarin Vila, në prononcimin e tre ditëve më parë i cilësoi si pretendent për të marrë një biletë kualifikuese në Lojrat Olimpike botërore. Ndërkohë, edhe vetë dy boksierët në fjalë, janë shumë optimist se do ta arrijnë një objektiv të tillë.Në pritje të nisjes drejt Italisë për ndeshjet zyrtare, stafi teknik i kombëtares me trajnerin Zef Gjoni në krye, pritet të organizojë dy-tre sparingje për të përcaktuar formacionin kuqezi për aktivitetin e Italisë.