Turneu ndërkombëtar i notit, 7 medalje nga notarët shkodranë, spikasin, Tafrruku dhe Hysaj

Shtatë medalje kanë arritur të sigurojnë notarët shkodranë në garat e Turneut Ndërkombëtar të Notit zhvilluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Aktivitet ky shumë i rëndësishëm ndërkombëtar, në të cilin garuan 35 klube me gjithsej 410 sportistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Bosnja. Krahas ekipit të VllazNisë të drejtuar nga trajneri Kol Shiroka, në këtë aktivitet ka qënë pjesëmarrës edhe ekipi i “FSA Shkodër” (Future Sports Academy Shkodër) me trajner Altin Lloshi. Figurën më të mirë sportive në këtë turne e ka bërë notarja Viki Tafrruku, e cila e drejtuar nga trajneri Kol Shiroka, ka arritur të fitojë tre medalje. Viki Tafrruku mori pjesë në disiplinat e 50 meter shpinë, 100 metër katërnotim dhe 400 metër stil i lirë. Rezultatin më të mirë, Tafrruku e arriti në garën e 50 metrave stil shpinë ku siguroi fitimin e medaljes së argjendtë, ndërkohë në konkurimin e dy garave të tjeta, 100 metër katër notim dhe 400 metër stil i lirë, ajo u renditet e treta duke u vlerësuar me medaljet e bronzta. Figurën shumë të mirë sportive bëri edhe notari i FSA Shkodër” (Future Sports Academy Shkodër), Arbër Hysaj, i cili duke konkuruar në garën e tij të preferuar 50 metër shpinë, u rendit i dyti duke merituar medalje argjendi. Një tjetër notar i këtij ekipi ishte edhe Ajdin Loshi, i cili duke konkuruar në garën e 100 metrave të stilit katër notim, stil i lirë dhe shpinë arriti të fitojë tre medalje bronzi.