Turneu “Tennis Europe Junior U-16″/ Xinran Sun nga Kina dhe Marko Savija nga Serbija, fitues të garës

tenis
I zhvilluar për pesë ditë me radhë në mjediset e Adriatic Tennis Park të qytetit të Shkodrës, Turneu Ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2023’ për grupmoshen deri në 16 vjeç është mbyllur me sukses pasditen e djeshme kur janë dorëzuar edhe çmimet përkatëse për fituesit. Kështu, në konkurimin e femrave fituese është shpallur tenistja nga Kina, Xinran Sun, ndërsa për meshkuj, serbi Marko Savija. Për antarin e kryesisë së Federatës Shqiptare të Tennisit dhe pjesë e stafit organizator të Adriatic Tennis Park, Sokol Hoxha, aktiviteti ishte në nivelin e duhur.
Vlerësime për aktivitetin përcolli edhe drejtoresha e Turneut, Blearta Ukëhaxhaj
Sipas organizatorëve, muajin e ardhshëm, në Adriatic Tennis Park, do të zhvillohet një tjetër aktivitet i nivelit ndërkombëtar për moshat.