Turqi, Manaj nuk di të ndalet, gol alla-Del Piero
Rey Manaj nuk di të ndalet. Fanella e Sivasporit ka diçka të magjishme pasi me atë veshur sulmuesi shqiptar ka shënuar sot një tjetër gol në duelin përballë Rizespor.
Këtë herë Manaj ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi në pozicion ballor duke dërguar topin në këndin e portierit. Ky është goli i 12-të në kampionat për Manajn, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer sportive.
Përveç 12 golave në kampionat, Manaj ka shënuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë dhe në total ka realizuar 16 gola këtë edicion.