Turqi/ Sulm kamikaz pranë Parlamentit para nisjes së sesionit të ri, dy të vdekur
Një shpërthim i fortë është dëgjuar mëngjesin e së dielës në Ankara para Ministrisë së Brendshme turke, ndërsa parlamenti po bëhej gati të fillonte mbledhjet për sesionin e ri pas pushimit veror.
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi për një “sulm terrorist”, duke sqaruar se personi që u vetëflijua shpërtheu brenda automjetit dhe plagosi dy policë.
Pas shpërthimit u dëgjuan edhe të shtëna armësh.
Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaja (o. Gerlikaya), me një deklaratë në rrjetet sociale tha: “Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Dy policë janë plagosur gjatë zjarrit. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet.”
Raportohet se siguria është rritur përreth godinës së parlamentit dhe asaj të Ministrisë së Brendshme, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.
Të gjithë parlamentarët, edhe presidenti Rexhep Tajip Erdoan priten të jenë në parlament rreth mesditës.
Sulmi vjen ndërsa autoritetet turke po ndërmarrin operacione anëtarëve të grupit terrorist ISIS.
Shqipëria dënon sulmin në Turqi
Kryeministri Edi Rama e dënoi ngjarjen e së dielës në Ankara.
“Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i shëmtuar burracakërie, të cilin Shqipëria e dënon me forcë. Kjo duhet të bëjë shumë në Evropë të kuptojnë më mirë dhe të përkrahin Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit,” u shpreh kryeministri Rama në platformën “X”.
Ministria e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi në të njëjtën linjë.
“Shqipëria dënon me forcë sulmin terrorist në Ankara. Ne mbetemi në solidaritet të plotë me Turqinë dhe kundërshtojmë çdo formë dhune terroriste.
Në mendojmë për të plagosurit dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë,” njoftoi diplomacia shqiptare.