Categories: BotaLajme

Turqi/ Sulm kamikaz pranë Parlamentit para nisjes së sesionit të ri, dy të vdekur

Një shpërthim i fortë është dëgjuar mëngjesin e së dielës në Ankara para Ministrisë së Brendshme turke, ndërsa parlamenti po bëhej gati të fillonte mbledhjet për sesionin e ri pas pushimit veror.

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi për një “sulm terrorist”, duke sqaruar se personi që u vetëflijua shpërtheu brenda automjetit dhe plagosi dy policë.

Pas shpërthimit u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaja (o. Gerlikaya), me një deklaratë në rrjetet sociale tha: “Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Dy policë janë plagosur gjatë zjarrit. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet.

Raportohet se siguria është rritur përreth godinës së parlamentit dhe asaj të Ministrisë së Brendshme, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Të gjithë parlamentarët, edhe presidenti Rexhep Tajip Erdoan priten të jenë në parlament rreth mesditës.

Sulmi vjen ndërsa autoritetet turke po ndërmarrin operacione anëtarëve të grupit terrorist ISIS.

Shqipëria dënon sulmin në Turqi

Kryeministri Edi Rama e dënoi ngjarjen e së dielës në Ankara.

Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i shëmtuar burracakërie, të cilin Shqipëria e dënon me forcë. Kjo duhet të bëjë shumë në Evropë të kuptojnë më mirë dhe të përkrahin Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit,” u shpreh kryeministri Rama në platformën “X”.

Ministria e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi në të njëjtën linjë.

Shqipëria dënon me forcë sulmin terrorist në Ankara. Ne mbetemi në solidaritet të plotë me Turqinë dhe kundërshtojmë çdo formë dhune terroriste.

Në mendojmë për të plagosurit dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë,” njoftoi diplomacia shqiptare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

12 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

12 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

13 hours ago

This website uses cookies.