Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin për u përfshi nga flakët në vendpushimin e skive Kartalkaya në veri të Turqisë.
Shumë prej pushuesve gjetën vdekjen pasi në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u hodhën nga dritaret e hotelit, ndërsa të tjerë përdorën çarçafë për të zbritur nga ndërtesa.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit të së martës (21 janar) në restorantin e hotelit 12-katësh Grand Kartal në vendpushimin e Kartalkaya në provincën Bolu, në veri-perëndim të Turqisë.
“Ne jemi në dhimbje të thellë. Por duhet ta dini se kushdo që është përgjegjës për shkaktimin e kësaj dhimbjeje nuk do t’i shpëtojë drejtësisë,” deklaroi Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, pasi inspektoi vendin.
Yerlikaya tha se të paktën 51 persona të tjerë ishin plagosur dhe se 45 nga 76 viktimat ishin identifikuar. “Përpjekjet për identifikimin e viktimave të tjera janë duke vazhduar,” shtoi ai.
Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, tha se të paktën një nga personat e plagosur ishte në gjendje të rëndë dhe se 17 të tjerë ishin liruar nga spitali.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli një ditë zie kombëtare që do të mbahet këtë të mërkurë (22 janar).
“Të gjithë flamujt në ndërtesat qeveritare dhe misionin diplomatik turk jashtë vendit do të ulen në gjysmështizë,” tha ai.
Në një fjalim të mëhershëm nga Ankaraja, Erdogan tha: “Fatkeqësisht, morëm një lajm shumë të trishtuar këtë mëngjes nga Bolu, Kartalkaya. Vëllezërit dhe motrat tona u vranë dhe u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një hotel.
Do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e incidentit dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit.”
Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin mbi shkakun e rënies së zjarrit. Më herët, ministri i drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha se pronari i hotelit ishte mes personave të ndaluar për t’u marrë në pyetje.
Në hotel ndodheshin 238 persona ndërsa vetë godina përmbante 161 dhoma.
“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…
Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…
Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…
Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…
Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…
Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…
This website uses cookies.