c1ac47a6e1e74aba910ca15ba17d18db
Shtetasi amerikan Mark Dikej ( Mark Dickey ) është nxjerrë me sukses nga shpella e tretë më e thellë e Turqisë, pas bllokimit që e ka përjetuar aty për një javë. Më shumë se 150 persona janë përfshirë në përpjekjet për ta shpëtuar eksploruesin Dikey në shpellën Morka, më 2 shtator.
Ekspertët thanë se përpjekjet për nxjerrjen e tij kanë qenë ndër më të komplikuarat ndonjëherë.
Pika më e ulët e shpellës Morka, në pjesën jugore, arrin deri në 1.3 kilometra thellësi. Sipas Federatës turke për Shpella, Dikey është nxjerrë jashtë në mesnatë, sipas orës lokale.
Karl Heitmejer ( Carl Heitmeyer) nga Ekipi i përgjigjes fillestare Nju Xhersi ( New Jersey ), grup që e udhëheq Dikey, ka konfirmuar se eksploruesi është shpëtuar dhe i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar. Dikey është cituar të ketë thënë se ka besuar që nuk do të shpëtonte, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në përpjekjet për nxjerrin e tij nga shpella janë përfshirë ekipe nga Kroacia dhe Hungaria. Dikey, me origjinë nga Nju Xhersi, është eksplorues i shpellave me përvojë mbi 20-vjeçare.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.