Turqia: Do të bëjmë përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Kosovë

turqia paqe ballkan

turqia paqe ballkan

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri të ditur se Ankaraja do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë, raporton Anadolu.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqia lëshoi një komunikatë pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara me të cilin kryesoi presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ( Recep Tayyip Erdoğan).

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. “Turqia do të bëjë përpjekjet maksimale për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Kosovë, ku do të marrë komandën e misionit të NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes më herët njoftoi se Turqia do të marrë komandën e misionit të KFOR-it në Kosovë në tetor të këtij viti.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë diskutoi edhe rreth ngjarjeve në Kaukazin Jugor. Në deklaratë thuhet se palët, veçanërisht Armenia, duhet të dijë se rruga drejt paqes së përhershme në Kaukazin e Jugut mund të bëhet e mundur vetëm përmes integritetit territorial të pakushtëzuar të Azerbajxhanit.

Gjithashtu u theksua se Turqia brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj unitetit kombëtar, veçanërisht organizatat terroriste PKK/KCK-PYD/YPG, FETO dhe DEASH.

“Ndër themelet kryesore të politikës rajonale është çrrënjosja e terrorizmit dhe mbrojtja e stabilitetit në Kirkuk dhe rajon”, thuhet më tej. 
Njoftimi thekson rëndësinë e luftës kundër terroristëve të PKK/YPG-së.

“Ne ua përkujtojmë atyre që vazhdojnë të mbështesin këtë rrjet vrasës për detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar”, thekson.

( Sipas Anadolu Ajansi )

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.