“Turqia e sheh Shqipërinë si partner strategjik, veçanërisht për paqen dhe sigurinë e Ballkanit”

Turqia ka qenë një nga kontribuesit në modernizimin e bazës së re ajrore taktike të Kuçovës.

Në inaugurimin e saj, gjenerallejtnant Gëksel Kaja (o. Göksel Kahya), përfaqësuesi ushtarak i Turqisë në NATO, u shpreh se investimi është në vazhdën e marrëveshjeve të shumta ushtarake dhe të mbrojtjes që dy vendet kanë lidhur prej vitesh.

Duke qenë baza ajrore më e madhe taktike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, gjenerallejtnant Kaja tha se roli i saj do të jetë tejet i rëndësishëm për gjithë Aleancën.

Shqipëria është zhvilluar pothuajse në çdo fushë në vitet e fundit. Ajo është një ndër vendet e dalluara në Ballkan për ecurinë dhe diversitetin kulturor. Mes Shqipërisë dhe Turqisë ekziston një miqësi dhe vëllazëri e thellë prej më shumë se 500 vjet. Si manifestim i këtyre lidhjeve shekullore, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë të ndërtuara mbi bazën e besimit të ndërsjellë janë në nivelin më të lartë. Sot e shohim Shqipërinë si një vend fqinj, edhe pse nuk kemi kufij.

Ne gjithashtu kemi bashkëpunim të ngushtë në fushën ushtarake dhe në industrinë e mbrojtjes. Marrëveshja ushtarake që nënshkruam së fundmi konsiderohet mjaft e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Turqia dhe Shqipëria si dy aleate të NATO-s kanë bashkëpunim të ngushtë për sigurinë, paqen, stabilitetin rajonal e global në platformën ndërkombëtar të Aleancës.

Turqia e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe strategjik në Ballkan, veçanërisht për paqen dhe sigurinë e përhershme. Zhvillimet kaotike po përshpejtohen në nivel rajonal e global dhe në këtë kontekst çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë janë bërë kritike më shumë se kurrë. Në këtë proces, prania e NATO-s dëshmon se është organizata më e suksesshme për mbrojtjen tonë. Prandaj inaugurimi dhe modernizimi i kësaj baze ajrore me kontributin e Turqisë është një hap i rëndësishëm për nivelin taktik dhe strategjik për sigurinë e Shqipërisë dhe NATO-s. Duke qenë baza më e madhe ajrore taktike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, baza ajrore e Kuçovës do të jetë një kontributor i rëndësishëm për Aleancën në sigurinë rajonale e globale,” tha gjenerallejtnant Kaja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

28 minutes ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

33 minutes ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

45 minutes ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

1 hour ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

1 hour ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

1 hour ago

This website uses cookies.