Turqia kufizon ndjeshëm eksportet drejt Izraelit
Turqia ka kufizuar ndjeshëm eksportet e një game të gjerë produktesh që dërgonte në Izrael, duke bërë të ditur se kjo masë do të vijojë derisa në Gaza ne shpallet armëpushim. Kjo është masa e parë drastike ndërmarrë nga Ankaraja kundër izraelit pas gjashtë muajsh lufte në Rripin e gazës.
Izraeli ndërkohë bëri të ditur se do të kundërpërgjigjej ndaj masave turke, ku përfshihet kufizimi i eksporteve të çelikut plehrave që përdoren në bujqësi dhe karburantit të avionëve. Ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se Turqia kishte shkelur në mënyrë të njëanshme marrëveshjet tregtare me vendin e tij. Në mënyrë të vazhdueshme Turqia ka kritikuar dhe dënuar Izraelin për fushatën në gaza ku ka mbështetur edhe hapat për të gjykuar Izraelin për genocide.
Megjithatë Ankaraja pati mbajtur lidhje tregtare me Izraelin. Kufizimet tregtare të Turqisë që hynë në fuqi të martën, vijnë pas refuzimit që Izraeli i bëri një kërkese turke për të marrë pjesë në një operacion për dërgimin e ndihmave nga ajri në Gaza.