Categories: BotaLajme

Turqia kufizon ndjeshëm eksportet drejt Izraelit

Turqia ka  kufizuar ndjeshëm eksportet e një game të gjerë produktesh që dërgonte në Izrael, duke bërë të ditur se kjo masë do të vijojë  derisa në Gaza ne shpallet armëpushim. Kjo është masa e parë drastike ndërmarrë nga Ankaraja kundër izraelit pas gjashtë muajsh lufte në Rripin e gazës. 

Izraeli ndërkohë bëri të ditur se do të kundërpërgjigjej ndaj masave turke, ku përfshihet kufizimi i eksporteve të çelikut plehrave që përdoren në bujqësi dhe karburantit të avionëve.  Ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz,  tha se Turqia kishte shkelur në mënyrë të njëanshme marrëveshjet tregtare me vendin e tij.  Në mënyrë të vazhdueshme Turqia ka kritikuar dhe dënuar Izraelin për fushatën në gaza ku ka mbështetur edhe hapat për të gjykuar Izraelin për genocide.

Megjithatë Ankaraja pati mbajtur lidhje tregtare me Izraelin. Kufizimet tregtare të Turqisë që hynë në fuqi të martën, vijnë pas refuzimit që Izraeli i bëri një kërkese turke për të marrë pjesë në një operacion për dërgimin e ndihmave nga ajri në Gaza.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

1 minute ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

3 minutes ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

17 minutes ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

16 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

16 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

16 hours ago

This website uses cookies.