Turqia mbështetje për PAK, shpërndan karroca me rrota dhe motorë elektrikë

Turqia mbështetje për PAK

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka vazhduar mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Shkodrës, duke i dhuruar 30 karroca me rrota, dhe 10 motorë elektrike.

Në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë ishte i pranishëm ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay (lex. Tajar Kagan Ataj), i cili tha se projekti i TIKA-s u vjen në ndihmë dhe lehtëson jetën e shumë personave me aftësi të kufizuara.

Kjo është një dhuratë që populli turk i bën popullit shqiptar me gjithë zemër dhe shpresojmë shumë që të ndihmojë sadopak. Kjo është një shenjë tjetër e miqësisë tonë të vazhdueshme që rrjedh ndër shekuj, që i ka rrënjët shumë kohë përpara, midis popullit shqiptar dhe popullit turk. Duam të shprehim vendosmërinë që kemi që edhe në të ardhmen t’u bëhemi mbështetje të gjithë vëllezërve tanë që kanë nevojë për ne,” tha ambasadori Atay.

Motorët elektrikë janë komplet të rinj dhe përfituesit do të vënë për herë të parë këpucët,” shtoi Saimir Beqiri, kryetar i Shoqatës Para-Tetraplegjike në Shkodër.

Edhe më parë, TIKA ka realizuar projekte për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.