Turqia, Montella: Demiral? Do të përgjigjemi në fushë

“Ne jemi të zhgënjyer sepse nuk është një gjest politik, është keqkuptuar dhe na vjen shumë keq. Ashtu siç edhe lojtarit i vjen keq. Ne do të përpiqemi të përgjigjemi në fushë”.
Kështu deklaroi Vincenzo Montella, trajneri iTurqisë, në mikrofonat e Sky Sport, në prag të ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Evropian ndaj Holandës, në lidhje me skualifikimin me dy ndeshje të heroit të fazës së 16-shes ndaj Austrisë, Merih Demiral, sanksionuar nga UEFA për përshëndetjen e konsideruar të papërshtatshme.
Mesfushori Hakan Calhanoglu është rikthyer në dispozicion: “Ai është i pazëvendësueshëm, rikthimi i tij është i rëndësishëm, por duhet të them se edhe ata që e kanë marrë drejtimin e kanë luajtur gjithmonë lojën e tyre me vendosmëri dhe përkushtim”.