Categories: BotaLajme

Turqia pranon Suedinë në NATO, SHBA i miraton shitjen e avionëve luftarakë F-16 Ankarasë

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 në Turqi, pasi Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO.

Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë që shkaktoi tension në aleancë.

Për herë të parë, ajo bëri kërkesën për avionët në vitin 2021, por vonesa e saj në ratifikimin e ofertës suedeze për NATO-n doli të ishte një pengesë e madhe. Parlamenti turk ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO këtë javë duke bërë që presidenti i SHBA Joe Biden të kërkojë shitjen e 40 avionëve F-16 të miratohej “pa vonesë”.

“Aprovimi im i kërkesës së Turqisë për blerjen e avionëve F-16 ka qenë i kushtëzuar nga miratimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, raporton BBC.

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 rriti rëndësinë e Turqisë si një mburojë e NATO-s në rajonin e Detit të Zi. Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë, megjithëse kohët e fundit ka pasur shenja përparimi.

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu edhe shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

7 hours ago

Euroliga në RTSH: Efes dominon bindshëm Milanon

Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…

7 hours ago

Trump urdhëron nxjerrjen e dokumenteve të vrasjeve të John Kennedy dhe Martin Luther King

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…

7 hours ago

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane, Sejko: Transformojmë sektorin financiar

Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…

7 hours ago

Berisha thirrje diasporës për protesta: Të lejohen të votojnë me ID e vendit ku jetojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…

7 hours ago

Begaj pret trupin diplomatik: BE nuk është vetëm ambicie, por përkatësia jonë

Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…

7 hours ago

This website uses cookies.