Turshitë dhe bulmeti, pse ju mbrojnë në dimër

Ushqimet e duhura mund të parandalojnë sëmundjet dhe të përshpejtojnë shërimin prej tyre. Ushqimet e shëndetshme janë të dobishme për një sistem të fortë imunitar që largon viruset pushtuese.

Ndonëse mund të duket sikur nuk është në dorën tuaj të shmangni virozat e stinës, duhet të dini që ushqimet kanë më shumë pushtet. Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm dhe ka nevojë për një ‘ushtri’ të mirëfilltë ushqyesish që të luftojë bakteret.

Ndaj kur sëmureni, keni nevojë për ushqime të shëndetshme. Ajo që hani sot mund t’ju vijë në ndihmë nesër.

Sistemi imunitar është mbrojtja më e mirë

Nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm dhe energjikë duhet të keni një sistem imunitar të fortë. E gjithë beteja për më shumë imunitet nis në gojë.

Pështyma përmban substanca që luftojnë mikrobet dhe nuk lejojnë depërtimin në organizëm. Çdo mikrob që arrin të kalojë këtë front kryesor zbret në stomak dhe përballet me acidin hidroklorik.

Nëse mbijetojnë në stomak, atëherë mikrobet përballen me proteinat dhe përbërësit kimikë në sistemin tretës që janë përbërës për shpërbërjen e baktereve të këqija.

Bakteret e mira luftojnë ato të këqija dhe parandalojnë hyrjen e tyre në gjak ose në zorrë. Këto baktere të mira quhen probiotikë dhe luftojnë sëmundjet.

Ushqim për probiotikët

Sistemi gastrointestinal përbën 70 përqind të sistemit imunitar. Ky sistem strehon bakteret e mira që luftojnë sëmundjet.

Probiotikët kanë nevojë për ushqim të pasur me fibër dhe ushqyes por jo për ushqime të përpunuara me yndyra dhe sheqerna.

Një ushqyerje e pasur dhe e ekuilibruar është siguria më e madhe që mund të merrni në betejën kundër viruseve dhe infeksioneve.

Me fjalë të tjera, nëse ushqeheni keq, do të sëmureni më shumë. Ushqyerja e mirë i jep trupit mundësinë të korrë fitore kundër baktereve dhe viruseve.

Prebiotikët dhe probiotikët

Prebiotikët (bakteret ushqimore) janë ushqim i mirë për probiotikët. Prebiotikët janë një formë pothuajse e tretshme e fibrës.

Çdo ditë, ju duhet të konsumoni të paktën 2 ose 3 racione me ushqime të pasura me prebiotikë që të mbani të kënaqur probiotikët dhe të shëndetshëm sistemin imunitar.

Disa prej ushqimeve më të pasura me prebiotikë:

* Perimet: shpargu, hudhra, argjinarja, preshi dhe qepët.
* Karbohidratet: elbi, fasulet, tërshëra, kuinoa, thekra, gruri, patatet dhe patatja e ëmbël.
* Frutat: mollët, bananet, frutat e pyllit, agrumet, kivi.
* Farat: farat e linit dhe chia.

Probiotikët nga ana tjetër na ndihmojnë të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të rimëkëmbemi shpejt. Nëse nuk jeni prekur nga sëmundjet, synoni të konsumoni një ose dy racione me ushqime të pasura me probiotikë në ditë ose më shumë nëse jeni të prekur nga sëmundjet.

Disa prej ushqimeve të pasura me probiotikë janë:

* Produktet e bulmetit: Kosi, djathi dhe produkte të tjera bylmeti.
* Perimet e fermentuara: turshitë si ajo e lakrës dhe kimchi.

Ju mund të merrni suplementë probiotikësh për tu dhënë baktereve një dorë shtesë, vetëm me aprovimin e mjekut. Ngrënia e ushqimeve me prebiotikë dhe probiotikë mban larg viruset dhe bakteret.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH, nesër shorti në orën 13:00

Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…

12 hours ago

Këshilli Drejtues shtyn seancën dëgjimore për platformën e dy kandidatëve për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH

Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…

12 hours ago

Poliklinika e specialiteteve – Lezha: Kemi pajisje dhe specialitete të reja

Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…

12 hours ago

Suksesi i Bekim Balajt në “Studio Sport” – Në fokus edhe Vllaznia e Superiores, suksesi i atletikës dhe lojrat me dorë

Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…

12 hours ago

Rikthehen reshjet e borës – Rrugët e kalueshme, në disa fshatra mungon energjia

Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…

12 hours ago

Rëndësia ekologjike e ligatinave – Workshop i Klubit Studentor “Fryma e Natyrës”

Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…

12 hours ago

This website uses cookies.