Një 65 vjeçar banues në Tuz të Malit te Zi është arrestur nga policia pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Ndërsa një 28 vjeçar banues në Shkodër po ndiqet në gjendje të lirë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një motomjeti.
Edhe për një tjetër rast policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 43 vjeçar, banues në Shkodër, pasi duke vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, ka prishur qetësinë publike në zonë.
Ndërkohë Policia e Vau Dejësit kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 23 vjeçarin, banues në fshatin Naraç, pasi shtetasi D. Ll., 32 vjeç, banues në Laç, ka bërë kallëzim se 23-vjeçari i ka shitur atij, një automjet, i cili nga verifikimi në DRSHTRR Shkodër, rezulton i bllokuar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 56 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.