Në Galerinë e Arteve në Shkodër u çel ekspozita “Twinkle Twinkle”, një organizim i Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Arteve Tiranë, ku studentët prezantuan punimet e tyre më të spikatura në fusha të ndryshme të artit vizual.
Ekspozita përmban krijime në grafikë, multimedia, tekstil dhe modë, fotografi, pikturë kavaleti dhe monumentale, skulpturë, qeramikë si dhe instalacione të ndryshme. Pjesë e saj janë edhe punime nga Atelieja e Vitit të Parë, duke i dhënë mundësinë edhe studentëve të rinj të shpalosin talentin e tyre për publikun.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë pedagogë, artistë dhe dashamirës të artit, të cilët vlerësuan punën e studentëve dhe rolin e kësaj ekspozite në promovimin e brezit të ri të krijuesve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars, duke u dhënë mundësinë vizitorëve të njihen nga afër me krijimtarinë e artistëve të rinj.
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.