Tymueset në Parlament/ Korreshi: Pasojë e shkeljes së Kushtetutës. Kikia: Druaj se do kthehet në bumerang

Korreshi

Korreshi

Tensionet në Parlament dhe ndezja e tymueseve nga opozita kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Jetë Shqiptare” ku të ftuar ishin deputeti demokrat Saimir Korreshi dhe gazetari Mentor Kikia.

Deputeti Korreshi ka deklaruar se aktet e opozitës janë pasojë e pretendimeve të tyre për shkeljen e së drejtës kushtetuese.

Korreshi u shpreh se opozita ka provuar të gjitha mjetet demokratike dhe rrugët institucionale, por mazhoranca nuk i njeh parimet demokratike, duke mos lejuar ngritjen e komisioneve hetimore.

Këto akte, janë pasojë e asaj që pretendojmë me të drejtë se na është shkelur. Shkaku është shkelja e kushtetutës, moslejimi i ngritjes s ëkomisioneve hetimore. Janë 42 deputetë që kanë firmosur ngritjen e komisioneve hetimore.

Opozitës i takon të zgjedhë përbërjen e komisionit. Kemi pasur një votim ku është mohuar kjo pjesë nga mazhoranca. Kjo s’ka gjë për krenari. Por të mos të na konsiderojnë më si fshesaxhi. Nuk ndihemi as krenar dhe as nuk i dëshirojmë skena të tilla, por i kemi provuar të gjitha mënyrat institucionale. A është e drejtë kushtetuese e opozitës?

Protesta është e opozitës. As nuk kemi shqetësuar asnjë koleg. Karriget janë po tonat. Nuk mund të ketë shtet demokratik, që të mos njihen parimet demokratike”, u shpreh Korreshi.

Ky i fundit u shpreh më tej se ngritja e komisioneve hetimore, është i vetri instrument kontrollues që ka opozita ndaj mazhorancës.

“Tashmë propaganda ka vazhduar. Mazhoranca mundohet t’i japë të tjera ngjyrime, por kërkesa e 43 deputetëve, a kanë të drejtë qytetarët të shohin si taksat e tyre menaxhohen, keq menaxhohen. Janë disa skandale që të vetmen mënyrë që opozita të shohë letrat janë komisionet hetimore. I vetmi instrument kontrollues që ka opozita ndaj mazhorancës.

Ne kemi ndjekur dhe rrugën institucionale. Rastin e Olta Xhaçkës që ja çuam Gjykatës Kushtetuese. U mblodh këshilli legjislativ, me 10 juristët më të mirë që ka Kuvendi, 5 opozita, 5 mazhoranca, të cilët kërkuan dhe një mendim të një eksperti konstitucionalist.

Erdhi dhe eksperti, dha rekomandim se po kështu është si thotë opozita”, tha Korreshi.

Ndërsa gazetari Kikia, përtej të parit me sportivitet të ndezjes së tymueseve në Parlament, dyshon se këto skena do i kthehen opozitës në bumerang.

Kikia u shpreh se situata është më serioze se kurrë më parë, dhe se sipas tij, Parlamenti ka dalë nga normaliteti i tij.

Gazetari shprehet se protesta në Parlament, po largon vëmendjen nga problemet e vërteta, duke vënë theksin te miratimi i ligjeve dhe i buxhetit të 2024-ës, pa diskutime.

Mund ta shohësh me sportivitet dhe mund ti thuash dhe tymuese dasmash. U përpoqa ta shoh me sportivitet dhe një prej fotove e publikova.

Përtej pjesës sportive, apo komike, unë them se situata është më serioze se kurrë. Kjo është shtëpia ku bëhen ligjet, institucioni më i rëndësishëm i një shteti. Ato janë karriget e njerëzve që mandaton populli për të miratuar ligjet. Gjithçka ndodh aty, nuk është e mirë, e bukur, demokratike.

Arsyet për të shkuar këtu, ha diskutim. Janë metoda që janë parë në Parlamentin e Kosovës. Unë sërish vazhdoj të jem kritik për metodologjinë dhe jo për të drejtën që duhet kërkuar në mënyrë absolute. E drejta e opozitës nuk është thjesht e opozitës. Por e drejta e opozitës është e drejta themelore e demokracisë. Nëse një kërkesë e bërë nga opozita është kushtetuese duhet bërë dhe pikë. A janë ezauruar të gjitha rrugën ligjore? Mund t’i ishin drejtuar dhe Gjykatës Kushtetuese për t’i shmangur këto skema. Druaj se këto skema mund t’i kthehen opozitës në bumerang.

Mazhoranca mund t’i thotë popullit, që ja kjo është opozita që do ju vijë në pushtet. Nuk e di nëse është kjo rruga e duhur. Unë e mbështes gjetjen e zgjidhjes dhe në mënyrë ekstra, por politika jonë ka dëshmuar se mbarset me konfliktin e vetë dhe kur secila palë nuk lëshon pe, në pritje të një faktori të tretë, që është faktori ndërkombëtar. Jemi duke shkuar drejt krizës së rëndë politike. Parlamenti ka dalë nga normaliteti i tij. Aty u miratuan disa ligje, askush nuk i mori vesh”, u shpreh Kikia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.