U arrestua dje, shefi i Komisariatit të Kurbinit rol të rëndësishëm në grupin e strukturuar kriminal
Shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj i arrestuar një ditë më parë në kuadër të megaoperacionit “Flakë në det”, rezulton se ka patur rol të rëndësishëm në një grup të strukturuar kriminal në kuadër të trafikut të drogës.
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova nga SPAK.
Po ashtu, bëhet me dije se Metaj ka pasur komunikime të vazhdueshme me Gëzim Çelajn, Arben Dalipajn dhe Roland Guzon.
Një ditë më parë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, arriti të vinte në pranga shefin e komisariatit të Kurbinit pasi ishte përfshirë në veprimtari kriminale si “trafik droge”, përfshirje në krim të organizuar dhe grup të strukturuar kriminal.
Krahas arrestimit të Metajt, u shpallën në kërkim Gëzim Çela, Arben Dalipaj banues Vlorë dhe Roland Guzo banues në Durrës.