U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta del nga Policia e Tiranës, i drejtohet bllokut të Sigurisë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK u transportua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Pas procedurave të kryera, ish- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar me forcat e policisë po transportohet në një tjetër ambient sigurie.
RTSH mëson se Ilir Meta po dërgohet në paraburgim në bllokun e Sigurisë tek Mine Peza.
Meta është vënë në pranga ndërsa po shkonte në selinë e tij.
Zyra e shtypit kishte njoftuar një dalje për mediat të Ilir Metës, në orën 13:40.
Sipas informacioneve të SPAK, Meta është arrestuar me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben Kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.