U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas
Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga një qytetar, i cili njoftonte se ishte plagosur në një stan në “Fushën e Liqenit,” në fshatin Shllak.
Pas hetimeve fillestare, rezultoi se shtetasi F. D. (i dyshuar me probleme të shëndetit mendor) nuk kishte pësuar plagë, por kishte kaluar një situatë kritike për shkak të temperaturave të ulëta, duke përjetuar ngrirje të gjymtyrëve. Ai kishte kërkuar ndihmë për të përballuar këtë gjendje.
Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, policia po transportonte F. D. me këmbë deri te autoambulanca që kishte mbërritur në afërsi të vendngjarjes. Momentalisht, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.