U dëbua nga Koreja e Veriut, ushtari amerikan Travis King dërgohet në paraburgim amerikan
Ushtari amerikan Travis King, i cili u arratis nga Koreja e Jugut në Korenë e Veriut në korrik, është në paraburgim amerikan pasi u dëbua nga Peniani.
King u transferua në paraburgim amerikan në Kinë përpara se të dërgohej në një instalim ushtarak amerikan.
Ushtari 23-vjeçar i zbulimit kaloi ilegalisht në Korenë e Veriut në korrik. Mediat koreano-veriore thanë se ai ishte arratisur për shkak të “trajtimit çnjerëzor” dhe racizmit brenda ushtrisë amerikane.
Një zyrtar i lartë i administratës tha se pas muajsh “diplomaci intensive” King ishte kthyer në duart e SHBA dhe kishte folur me familjen e tij.
“Ne mund të konfirmojmë se King është shumë i lumtur që është në rrugën e tij për në shtëpi dhe ai mezi pret të ribashkohet me familjen e tij. Ne do ta drejtojmë atë përmes një procesi riintegrimi që do të adresojë çdo shqetësim mjekësor dhe emocional dhe do të sigurojë që ta vendosim atë në një vend të mirë për t’u ribashkuar me familjen e tij“, tha zyrtari.
Pasi u takua nga zyrtarët amerikanë në qytetin kufitar kinez të Dandong, King u dërgua nga një avion i departamentit të shtetit në një bazë ajrore amerikane në Korenë e Jugut.
King ka qenë në ushtri që nga janari 2021 dhe ishte në Korenë e Jugut si pjesë e një rotacioni.
Para se të hynte në Korenë e Veriut, ai kishte vuajtur dy muaj në paraburgim në Korenë e Jugut me akuzën se sulmoi dy persona dhe shkelmoi një makinë policie./ BBC