U dëmtua duke festuar golin, Bayerni humbet Neuer për disa ndeshje

Manuel Neuer, i cili u largua nga fusha e blertë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Bayern Munchen-Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve, pësoi një dëmtim në pulpë, teksa festonte golin e dytë të bavarezëve.
Sipas mediave gjermane, numri një i portës së Bayernit do të mungojë 3-4 ndeshje dhe duhet të rikuperohet për çerekfinalen e mundshme ndaj Interit.
Kujtojmë që Manuel Neuer luajti ndeshjen e tij të 150-të në Champions League mbrëmjen e djeshme, ku Bayerni fitoi 3-0 euroderbin kundër Leverkusenit.