U fut me dhunë në Kuvend pasi ishte përjashtuar, Bardhi: Vetëm në regjimin e Ramës deputeti futet duke u shqyer nga kostumi
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i përjashtuar nga seancat plenare është futur me dhunë në seancën e Kuvendit, duke bllokuar këtë të fundit. Bardhi akuzoi qeverinë se vetwm në një regjim të tillë autoritar deputeti detyrohet të futet në Kuvend duke u shqyer nga kostumi dhe moslejuar nga Garda.
Ai tha se opozita do të vijojë aksionin deri në rrëzimin e asaj që e cilëson si “regjim të Ramës”.
“Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës të mos lejohen të ushtrojnë mandatin që kanë marrë me gjak. Në një vend kandidat të BE deputete duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të lejohen të futen në seancën plenare. Një gjë e padëgjuar por e mundshme në një regjim si ai i Ramës. As garda as polica nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballe regjimit të Ramës. I bashkohem çdo proteste qytetare kundër regjimit autoritar të Edi Ramës”, tha Bardhi.