U kallëzuan pas dhunës në Kuvend, SPAK vendos të mos fillojë procedim për 23 deputetët e PD-së
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nis procedim ndaj 23 deputetëve të opozitës, të cilët u kallëzuan në SPAK nga Policia e Tiranës për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr”.
Pas verifikimeve të kryera, SPAK vendosi të mos nis procedim penal ndaj deputetëve të opozitës, të cilët u përfshinë në akte dhune dhe zjarrvënie në Kuvend.
Policia e Tiranës kërkoi në tetor nga SPAK hetimin e 23 deputetëve të opozitës, për akuzat e “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “goditjet për shkak të detyrës”, ku deputetët u përfshinë në djegien e karrigeve të kuvendit dhe hodhën në drejtim të kryetares së parlamentin sende të forta.
Në seancën parlamentare të 30 shtatorit, opozita krijoi një skenar dhune në Kuvend për shkak të arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.
Deputetët që u kallëzuan: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Lefter Gështenja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Elidon Bushati, Erisa Xhixho, Sorina Koti, Sajmir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule dhe Monika Kryemadhi.