Aktualitet

U kallëzuan pas dhunës në Kuvend, SPAK vendos të mos fillojë procedim për 23 deputetët e PD-së

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nis procedim ndaj 23 deputetëve të opozitës, të cilët u kallëzuan në SPAK nga Policia e Tiranës për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

Pas verifikimeve të kryera, SPAK vendosi të mos nis procedim penal ndaj deputetëve të opozitës, të cilët u përfshinë në akte dhune dhe zjarrvënie në Kuvend.

Policia e Tiranës kërkoi në tetor nga SPAK hetimin e 23 deputetëve të opozitës, për akuzat e  “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “goditjet për shkak të detyrës”, ku deputetët u përfshinë në djegien e karrigeve të kuvendit dhe hodhën në drejtim të kryetares së parlamentin sende të forta.

Në seancën parlamentare të 30 shtatorit, opozita krijoi një skenar dhune në Kuvend për shkak të arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.

Deputetët që u kallëzuan: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Lefter Gështenja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Elidon Bushati, Erisa Xhixho, Sorina Koti, Sajmir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule dhe Monika Kryemadhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 seconds ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 minutes ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 minutes ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

8 minutes ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

17 hours ago

This website uses cookies.