U kap duke lëvizur me 625 fara kanabisi për t’i mbjellë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër
Një 38-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke lëvizur me 625 fara kanabisi, të cilat do i mbillte në fshatin Vilzë të Shkodrës.
Në pranga gjatë operacionit të koduar “Tempulli 2” përfundoi Vladimir Papaj, 38-vjeç, i cili u kap në flagrancë duke qarkulluar me motomjet, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën një qese me 625 fara kanabisi.
Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e kanabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.