U kap me drogë në xhep, arrestohet shqiptari në Gjermani
Poicia federale gjermane arrestoi një 32-vjeçar shqiptar. Ai u kap në stacionin e trenit në Kaldenkirchen, pasi ishte pasagjer në udhëtimin nga Venlo në Mönchengladbach.
Pas kontrollit atij iu gjetën 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij. Sipas mediave gjermane, nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të policisë, rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm. I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgim.