U kapën me 180 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
Policia spanjolle ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi u kapën me 18 kg marijuanë. Dy orë pas fillimit të operacionit, patrulla të ndryshme përgjuan dy automjete në dalje të shtëpisë, me dyshimin se njëra prej tyre mund të përdorej për transportin e lëndës narkotike, duke dhënë rezultat pozitiv kur pas identifikimit të personave dhe këqyrjes së mjeteve, u konstatua se e dyta ishte e ngarkuar plotësisht me sytha marijuane, të ambalazhuar në vakum dhe etiketuar. Lidhur me rastin mësohet se u arrestuan dy persona me kombësi shqiptare.
Pas marrjes së autorizimit gjyqësor përkatës, personeli i Gardës Civile përgjegjës për hetimin kreu kontrollin e banesës, ku gjeti paketime të shumta me etiketa të ndryshme, disa kuti çanta të reja, dy makina ambalazhimi me vakum, një peshore dixhitale etj, të cilat zakonisht përdoren për zhvillimin e kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura. Përveç afro 170 thasëve me sytha të ambalazhuar, rreth 180 kg, në mjetin e kapur më parë është gjetur edhe një makineri ambalazhimi dhe produkte të ndryshme dezinfektimi.