Categories: AktualitetLajme

U la në “arrest shtëpie”, zbardhet vendimi për Berishën: Mund të ndikojë në prishjen e provave dhe ekziston rreziku i ikjes

Për shkak të detyrave të larta shtetërore të mbajtura më herët apo pozicionit si deputet i Republikës, Sali Berisha mund të influencojë në prishjen e provave në hetimin e nisur për të në dosjen Partizani. Kështu argumenton gjyqtarja Irena Gjoka në vendimin e zbardhur të marrë ndaj Berishës më 30 dhjetor që e dërgoi atë në masën e arrestit në shtëpi.

Vijon të ekzistojë mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjësimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi”, thuhet në vendim.

Në vendimin e argumentuar me 42 faqe, Irena Gjoka thotë se ekziston mundësia e arratisjes, nisur edhe nga vepra penale që po hetohet.

Sa i përket diskutimit të rrezikut të largimit, në raport me faktin penal për të cilin ai dyshohet, çmon se në këto rrethana vijojnë të jenë ende ekzistuese”, argumentohet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Gjoka.

Këto janë edhe shkaqet kryesore, që në vendimin e zëvendësimit të masës së sigurisë detyrohet ruajtja me polic te dera e ish kryeministrit Berisha si dhe i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton në banesën në rrugën Mustafa Matohiti në kryeqytet.

 Ish kryeministrit ju ndryshua masa e sigurisë në arrest në shtëpi pas refuzimit të zbatimit nga ana e tij e detyrimit për t’u paraqitur dy herë në muaj në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Vetë Berisha i ka quajtur antikushtetuese vendimet e gjyqtares Irena Gjoka si dhe ka kërkuar përjashtimin e saj nga gjykimi për konflikt interesi, pasi ai pretendon se në vitin 1996 e ka shkarkuar Gjokën si gjyqtare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

3 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

3 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

3 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

3 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

4 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

4 hours ago

This website uses cookies.