U largua nga Red Bull pas sezonit të dështuar, Perez ka akord me “Cadillac Team”
![Serxho Perez](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/Serxho-Perez.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Serxho Perez është drejt një rikthimi të bujshëm në Formula 1 vetëm dy muaj pasi kishte lajmëruar largimin nga Red Bull. Meksikani ishte protagonist i një sezoni të dështuar duke përfunduar 224 pikë pas kampionit të botës njëkohësisht shokut të skuadrës, Maks Vershtapen.
Paraqitjet e tij i kushtuan shumë skuderisë së Red Bull, e cila edhe pse shpalli holandezin kampion bote nuk arriti që të fitonte titullin e konstruktorëve.
Por këto rrezultate nuk kanë trembur “Cadillac Team”, e cila është gati të futet në garat e Formulës 1 pas partneritetit që lidhi me General Motors duke u bërë kështu skuadra e 11-të, e cila futet në garë.