Categories: BotaLajme

U lejuan përkohësisht ndihmat humanitare – Biden thotë se Izraeli po bën atë që iu kërkua Netanjahut gjatë bisedës telefonike

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po respekton kërkesën e tij që të lejojë më shumë ndihma në Gaza, një ditë pasi paralajmëroi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për ndryshim të politikës amerikane.

Teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden u pyet nga gazetarët nëse gjatë bisedës telefonike me Netanyahun më 4 prill, udhëheqësi amerikan e kërcënoi kryeministrin izraelit me ndaljen e ndihmës ushtarake për Izraelin, presidenti amerikan u përgjigj duke thënë se i kishte kërkuar të bëjnë atë që ata tashmë po bëjnë. 

Disa orë pas kësaj bisede telefonike, Izraeli njoftoi se do të lejonte “përkohësisht” dërgesa të ndihmës në veri të Gazës, ku banorët po përballen me uri. Ndihma do të dërgohet nga porti izraelit Ashdod në pikëkalimin e Erezit.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli duhet të bëjë më shumë që të përmbushë premtimet që i ka dhënë Bidenit. “Është e rëndësishme që këto zotime të realizohen krejtësisht dhe të zbatohen në mënyrë të shpejtë”, tha gjatë një bisede me gazetarë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Ndërkohë, Shefi i Kombeve të Bashkuara ka fajësuar strategjinë ushtarake të Izraelit dhe procedurat për vrasjen e pothuajse 200 punëtorëve humanitarë, ndërsa bëri thirrje për hetime të pavarura për të rregulluar këto dështime dhe praktika.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fundjava në Shkodër – Lumçi: Restorantet që kanë muzikë live, të gjitha të rezervuara

Aktivitetet e shumta kulturore përfshirë 1 javë karnavale kanë dhënë impakt direkt në turizëm. Drejtori…

2 minutes ago

Xhamia e Plumbit – Objekti i kultit po kthehet në identitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër përbën një ndër objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore në…

9 minutes ago

Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha / Flet Nesti Kiri, ish- studenti që mori pjesë në grevë

Ngjarjet e dhjetorit 1990 u pasuan me përshkallëzim të protestave  në fillim të vitit 1991…

12 minutes ago

Vllaznia dy herë me Elbasanin / Trajneri Brdaric: Ndeshja e Supërligës impakt edhe për atë të Kupës

Vllaznia luan me Elbasanin në “Loro Boriçi” këtë të premte me Elbasanin.  Duket se ekipet…

16 minutes ago

Ditëlindja e Vllaznisë në “Studio Sport” – Përvjetori i Vllaznisë dhe pragndeshja me Elbasanin, në fokus të  të ftuarve

Ish- futbollisti i Vllaznisë, Roland Luçi, në lidhje direkte nga Austria, veterani atletikës Isak Bala,…

24 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli paraprak i fletës së votimit

Publikohet modeli paraprak i fletëve të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.…

40 minutes ago

This website uses cookies.