U miratua në Kuvend me 110 vota pro, Presidenti Begaj dekreton amnistinë penale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin për dhënien e amnistisë penale.

Dekreti i firmosur nga kreu i shtetit, vjen pak ditë pasi amnistia penale u miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, me 110 vota pro.

Institucioni i Presidencës ka njoftuar se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar  Shpalljen e ligjit nr.33/2024,“Për dhënie amnistie”, duke zyrtarizuar lirimin rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Përfitues të aministisë

-3150 të dënuar ne total. Nga këta

-2070 shërbim prove

-1080 me vendim të formës së prerë

-590 lirohen direkt nga burgu

-500 të tjerë përfitojnë ulje dënimi 1  – 1.5 vite

Janë 4 kategori që përfitojnë 

Kategoria I – Të gjithë që janë dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat dhe 4 vite burg për gratë

Kategoria II – Të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 3 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 4 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 3 dhe 4 vjet. 

Kategoria III– Burrat që janë baraz 60 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit apo mbi 60 vjeç apo gratë 50 vjeç apo mbi 50 vjeç përfitojnë automatikisht

Kategoria IV – Fëmijët që kanë qenë në momentin e kryerje së dënimit baraz apo nën 18 vjeç

Përveç kategorive të përcaktuara përfituese të amnistisë, që përfshijnë gamë të gjerë të veprave që konsiderohen të lehta, përfitues do të jenë edhe të tjerët me nga një vit e gjysmë nëse janë gra e fëmijë dhe 1 vit nëse janë burra. Për këtë, është ndjekur strategjia e parimeve të humanizmit.

Nga amnistia penale nuk mund të përfitojnë kategori si dënuarit me burg përjetë, të arratisurit, vrasësit në rrethana cilësuese dhe të gjithë subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.