U mor i pandehur nga SPAK, Jamarbër Malltezi paraqitet në Apelin e GJKKO

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është paraqitur këtë të premte në Apelin e GJKKO.Malltezi është nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.Seanca zhvillohet për zëvendësim mase dhe informacion lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. Seanca në Apelin e GJKKO zhvillohet për Berishën dhe Malltezin.
Si Malltezi dhe Berisha kanë kërkuar ndryshim të masës nga “arresti në shtëpi” në masë më të butë