Categories: LajmeLajme nga Vendi

U nderua me “Yllin e Mirënjohjes Publike” – Kampioni i karatesë, Alvin Karaqi, flet ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare”

Kampioni i karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi ka treguar ekskluzivisht në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH për emocionet e përjetuara gjatë marrjes së medaljes “Ylli i Mirënjohjes Publike”, që iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se medalja ishte rezultat i punës së palodhur, teksa numëroi 12 vite karrierë në sportin elitar dhe 23 vite karrierë karate.

Sigurisht që ka patur batica dhe zbatica karriera. Ne Lojërat Europiane kam qenë edhe 2 herë të tjera, por në sekondë të fundit e kam humb medaljen dhe për mua ka qenë me rëndësi që në lojërat e treta, edhe pse është rrugëtim shumë i vështirë, vetëm të kualifikohem ka qenë i artë për mua, për të qenë pjesë, por kësaj here nuk dal pa medalje, pasi tre herë nuk ja fal vetes. Kjo medalje është rezultat i 12 vite karrierë në sportin elitar dhe 23 vite karrierë karateje”, u shpreh ai.

I pyetur se pse u përlot gjatë marrjes së medaljes, Karaqi u shpreh se ishin lot të të gjithë barrës të mbajtur ndër vite që më në fund iu shpërblye.

Arsyeja pse kam qarë ishte sepse ishte ditë shumë emocionale, ceremonia ishte organizuar vetëm për mua, njerëzit ishin mbledhur vetëm për mua dhe sukseset e mia dhe në momentin që po më lavdëron si shumë unë nuk e kam qejf sepse kemi dhe ato besëtytnitë tona për mësysh (qesh), shaka. Arrita të mbledh gjithë ata njerëz të rëndësishëm rreth meje për shkak të punës sime dhe nuk janë lot të momentit, por të gjithë barrës që kam mbajt ndër vite që më në fund po shpërblehet”, tha kampioni i karatesë.

Karaqi sqaroi edhe lajmet mbi mosmarrëveshje mes tij dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.

Ne nuk ushtrohemi për medalje nderi, por gënjejnë nëse themi që nuk i gëzohemi këtyre medaljeve. Ndarja prej Federatës së Karatesë ka qenë për shkak të mosmarrëveshjeve me disa persona që nuk dua t’i përmend sepse unë kam tregimin tim dhe ata të tyre në lidhej me këtë situatë. Sot unë i gëzohem çdo suksesi sado të vogël të çdo shqiptari, sidomos të Federatës së Karatesë së Kosovës. Sot personave me të cilët kam patur mosmarrëveshje i përshëndes”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

13 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

13 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

13 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

13 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

15 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

16 hours ago

This website uses cookies.