U përjashtuan nga Kuvendi, PD: Gjykata Administrative rrëzon vendimin
Partia Demokratike njofton se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin, për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi.
Nëpërmjet një reagimi, Kreu i Grupit të deputetëve , Gazment Bardhi bëhet e ditur se ,Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas trazirave të shkaktuara në seancën plenare të 30 Shtatorit, ku u dogjën karriget jashtë oborrin e Parlamentit.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Sporopalit, e cila në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë” thuhet në reagimin e Bardhit.
Një ditë më parë Gazment Bardhi lajmëroi se demokratët do t’i rikthehen normalitetit në Kuvend, për projekt-buxhetit 2025.