U përjashtuan për 10 ditë/ Përplasje mes “Rithemelimit” dhe Gardës te Kryesia e Kuvendit

280f159f587f41f4814f0a43a74648e9

280f159f587f41f4814f0a43a74648e9

Përplasje në derën e Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e përjashtuar nga Komisioni I Etikës më 31 tetor, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kuvendit.

Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me gardën, teksa deklarojnë se po ju shkelet e drejta Kushtetuese.

Po shkelni ligjin. Na lini të hyjmë, është çmenduri. Do hyjmë në punë. Na jepni shkresën, kush është drejtues i gardës të na japë shkresën. Gangster jeni ju? Siç mban pushtetin? Privat është ky institucion?”, janë shprehur deputetët

Demokrati Flamur Noka është futur në ambientet e Kuvendit, cuke kaluar sipër kangjellave të institucionit.

Ndërkohë Garda ka lejuar futjen në ambientet e Kuvendit të deputetëve opozitarë, ndaj të cilëve nuk ka asnjë vendim nga Komisioni Etikës.

Kujtojmë së më 31 tetor, ky komision, pas kërkesës së PS, vendosi përjashtimin me 10 ditë nga Parlamenti, të Bledion Nallbatit, Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit, Gazment Bardhit dhe Saimir Korreshit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.