U plagos me armë zjarri, kryeministri sllovak Fico, në gjendje të rëndë për jetën

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico është në gjendje të rëndë për jetën, pasi u plagos me armë zjarri pas një ngjarjeje politike të mërkurën pasdite. Kjo u bë e ditur sipas profilit të tij në Facebook.

Raportet në TA3, një stacion televiziv sllovak, thanë se Fico, 59 vjeç, u godit në stomak pasi u qëllua me katër të shtëna jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, ku lideri po takohej me mbështetësit e tij. Një i dyshuar është arrestuar, tha ajo.

Në një mesazh të postuar në llogarinë e Ficos në Facebook thuhet se drejtuesi “është qëlluar disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të nevojës së një procedure akute. Orët e ardhshme do të vendosin.”

Të shtënat në Sllovaki vijnë tre javë përpara zgjedhjeve vendimtare të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë populiste dhe të djathta të forta në bllokun 27-vendesh duket se janë të gatshme të arrijnë fitore.

Partitë kryesore në opozitë, Sllovakia Progresive dhe Liria dhe Solidariteti, anuluan një protestë të planifikuar kundër një plani të debatueshëm të qeverisë për të reformuar radion dhe televizionin publik. Opozita thotë se kjo do t’i jepte qeverisë kontroll të plotë mbi transmetimet publike.

“Dënojmë absolutisht dhe fuqishëm dhunën dhe plagosjen e kryeministrit, Robert Fico”, tha Michal Simecka, kreu i partisë Sllovakia Progresive. “Në të njëjtën, kohë u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve që të përmbahen nga çdo qëndrim dhe hap që mund të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të tensionit”.

Kryeministri sllovak Robert Fico ishte duke përshëndetur njerëzit përpara një qendre komunitare kulturore në qytetin qendror Handlova në Sllovaki kur u qwllua me disa të shtëna. Handlova është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Raportet lokale thonë se ai u transportua me helikopter në një spital aty pranë përpara se të dërgohej më vonë në një spital tjetër në Banska Bystrica, në lindje të Handlova.

Kryeministri i Britanisë së Madhe: “I tronditur nga lajmi i tmerrshëm”

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka reaguar ndaj lajmit më të fundit, duke thënë se është “i tronditur”.

Ai shkroi në X:

“Të tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”

Reagime

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dënoi atë që ajo e përshkroi si një “sulm të turpshëm”.

“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët”, tha von der Leyen në një postim në X.

Kryeministri çek, Petr Fiala e quajti incidentin “tronditës”, duke shtuar: “Uroj që kryeministri të shërohet shpejt. Nuk mund ta tolerojmë dhunën, nuk ka vend për të në shoqëri”.

Republika Çeke dhe Sllovakia formuan Çekosllovakinë deri në vitin 1992.

Kryeministri polka, Donald Tusk shkroi në rrjetin social X: “Lajme tronditëse nga Sllovakia. Robert, mendimet e mia janë me ty në këtë moment shumë të vështirë.”

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i uroi Ficos një “shërim të shpejtë”, duke shtuar se “një sulm kundër një lideri të zgjedhur është gjithashtu një sulm kundër vetë idesë së demokracisë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin “të tmerrshëm” dhe kërkoi që të bëhen përpjekje “për të siguruar që dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, formë apo sferë”.

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Micheál Martin tha se ky sulm “i poshtër” dhe “i pamatur” është një “sulm i drejtpërdrejtë ndaj vetë demokracisë”.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg shtoi se “mendimet e tij janë me Robert Fico, të dashurit e tij dhe popullin e Sllovakisë”.

Akt i paralajmëruar 

Milan Nic, një ish-këshilltar i zëvendësministrit të jashtëm të Sllovakisë, thotë se klima politike në Sllovaki është polarizuar prej disa vitesh, duke shtuar: “Më vjen keq të them se kjo po vinte.”

“Ky nuk është një incident i izoluar për fat të keq,” i tha Nic BBC News.

Ai thotë se ndërsa është një lajm i tmerrshëm që kryeministri u qëllua, “në të njëjtën kohë, kishte edhe politikanë të tjerë që merrnin kërcënime, përfshirë presidenten aktuale (Zuzana) Caputova.

“Tani, klasa politike duhet ta marrë shumë seriozisht.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.