Lajme

U plagos nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ndërron jetë në spital 67-vjeçari

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga atentati në Dobraç të Shkodrës, pasi 67-vjeçari Bashkim Basha ka ndërruar jetë në spital.

67-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha, kalimtarë të rastit, ishin duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët u qëlluan për vdekje.

Flutura Basha ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja u regjistrua në rrethrrotullimin “5 heronjtë e Vigut” më 30 tetor, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati u qëlluan për vdekje nga një makinë në lëvizje. Autorët e kësaj ngjarje të rëndë nuk janë identifikuar ende.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

13 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

14 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

14 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

14 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

14 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

14 hours ago

This website uses cookies.