Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur Arens Beqiri 24 vjeç.
Ky shtetas, gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve, policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij Arens Beqiri.
Policia vijon punën për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…
This website uses cookies.