U rikthye me 2 gola, Uzuni zgjidhet në formacionin e javës

Myrto Uzuni ka treguar se është një nga elementët më të çmuar të skuadrës së Granadas, duke shënuar gola me peshë për ekipin e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare la pas dëmtimin dhe u rikthyer në fushën e blertë fundjavën që lamë pas, duke shënuar 2 gola në fitoren 4-0 të Granadas përballë Tenerifes në kampionat (LaLiga 2). Sulmuesi kuqezi ngjitet në kuotën e 4 golave të shënuar në kampionat këtë sezon pas këtij dygolëshi.

Performanca e Uzunit është vlerësuar nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore, që e ka përzgjedhur sulmuesin shqiptar në formacionin e javës në LaLiga 2, duke e vlerësuar me notën 8.9.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.