U shkarkua të premten, Sam Altman do të rikthehet në krye të OpenAI

e29d4347afb24535bcb0897717fb0e6b

e29d4347afb24535bcb0897717fb0e6b

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi.

Marrëveshja, në parim, përfshin instalimin e një bord të ri, njoftoi kompania e teknologjisë.

Rikthimi i Altman vjen pas shkarkimit të tij të premten, që pasoi me një letër të hapur nga stafi i cili kërcënoi të jepte dorëheqjen nëse ai nuk rivendosej si CEO.

Mezi pres të kthehem në OpenAI. Unë e dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku. Mezi pres të kthehem në OpenAI dhe të ndërtoj partneritetin tonë të fortë me Microsoft”, tha Altman.

Përveç kthimit të Altman, OpenAI ra dakord në parim të rikonstituonte pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë.

Pas shkarkimit të Altman, në vend të tij përkohësisht u emërua drejtuesja teknologjike e kësaj kompanie, shqiptarja Mira Murati. “OpenAI” u themelua si një organizatë jofitimprurëse në vitin 2015 me misionin kryesor për të siguruar që nga inteligjenca artificiale të përfitojnë të gjithë njerëzit./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.